Kulturë & Histori

Turnë multikulturore në Shqipëri, një shëtitje në histori

Turnë multikulturore në Shqipëri, një shëtitje në histori
  • Një pjesë e konsiderueshme e kulturës shqiptare merr hua shumë nga fisi antik ilir që jetonte në rajonin e sotëm shqiptar shumë shekuj më parë. Kultura shqiptare është një kombinim i aspekteve kuzhinore, letrare, politike, muzikore dhe artistike të popullit të Shqipërisë, elementë që janë ushqyer me kalimin e kohës dhe kaluan nga brezi në brez.Tiranë - Shkodër - Krujë - Berat - Gjirokastër - Tiranë
    Datat: -
    Rajoni: Shqipëri
    Kohëzgjatia e udhëtimit: 6 Ditë

DETAJET E UDHËTIMIT

DITA E PARË
Aeroporti “Nënë Tëreza” - Tiranë
Guidat e Nord ALBANIA do t’ju marrin në aeroportin “Nënë Tëreza” dhe do të vazhdojmë udhetimin tonë drejt Tiranës, kryeqytetit të Shqiperisë, ku dhe do të akomodohemi në një hotel pranë qëndrës.
Tirana u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pashë Bargjini, një feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ajo është shpallur kryeqytet që nga viti 1920.
Tirana është një qytet i madh me mbi 800.000 banore dhe duke qënë se është kryeqendra e Shqiperise, ky qytet ofron shumë mundësi për të gjithe llojet e turistëve. Në ketë qytet mundesitë për të vizituar qëndrat historiko-kulturore janë të shumta. Ndër to përmendim: Monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, një sërë ndertësash historike si: Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartë, e ndërtuar në vitin 1830. Nga maja e kullës, qe është e hapur per vizitorët mund të shijohet një pamje fantastike e sheshit Skenderbej, Uren e Tabakeve (shek XVIII), Monumentin Nënë Shqiperi, Tëatrin Kombëtar, Teatrin e Operas dhe Baletit, Galerinë e Arteve Figurative, Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik si dhe Muzeun e Shkencave të Natyres. Gjithashtu vetëm 15 km në jug të Tiranës, mund të vizitohet Kalaja e Petreles, me një moshe 2000 vjecare, e ndërtuar nga fiset ilire të Albanëve, ndersa në pjesën veriperëndimore të Tiranës, vetëm 15 km larg, ndodhet kalaja e Prezës, e cila është një pikë mjaft e frekuentuar nga turistët për pamjet unike që ofron.
Akomodim në një ndër hotelet në Tiranë.

DITA E DYTË
Tiranë – Shkodër
Pasi të konsumohet mengjesi do të vizitojmë qytetin e Shkodrës, qyteti më i madh në veriun e Shqiperisë, me një histori të lashtë qytetërimi dhe kulture. Shkodra është një nga qëndrat më të rëndësishme të qytetërimit të lashtë ilir. U themelua prej fisit të labeatëve në fillim të mijevjecarit të fundit para Krishtit.
Në Shkodër do të vizitojmë kalanë e Rozafës e cila është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo kala u perdor si qendër e fortifikuar ilire, përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent, i cili sundoi nga viti 181 p.e.s deri në vitin 168 p.e.s.
Gjithashtu në Shkodër mund të vizitojmë edhe Kullen e Sahatit, shek XIX, e njohur në histori si Sahati i Inglizit, i perket periudhës së aristokracisë mesjetare. Kulla e sahatit, bashkë me shtëpinë ngjitur u ndertuan me fondet e lordit anglez Paget.
Nga Shkodra nuk mund të largohemi pa vizituar dhe Muzeun Historik, i vendosur në një banese monumentale, shtëpi karakteristike shkodrane qe mban emrin “Oso Kuka”.
Akomodim në një hotel në Shkodër.

DITA E TRETË
Shkodër - Krujë
Pasi të konsumohet mengjesi do të nisemi drejt qytetit të Krujës, një ndër qëndrat më të rendesishme turistike në Shqiperi. Kruja është një vendbanim shumë i hershem qe daton tre shekuj para Krishtit. Ky qytet karakterizohet jo vetëm per gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe për shumë tradita të transmetuara brez pas brezi.
Kruja është e njohur si kryeqyteti i rezistences kundër pushtuesve Otomanë, ndersa Skenderbeu udhehiqte ketë rezistence. Qyteti është i pasur me monumente kulture dhe etnografie, madje është dhe një zonë e pasur arkeologjike. Kruja është shpallur edhe qytet “hero” edhe qytet “muze”, ngaqe mbart vlera të pacmuara. Kalaja e qytetit dhe muzeu i saj historik, rruga karakteristike e Pazarit të Vjetër, Muzeu Etnografik, por dhe një sërë objektësh kulti janë objekte mjaft të rëndësishme, të cilet ngjallin interes të madh tek vizitorët. E vecantë tjetër e këtij qyteti janë edhe veshjet, endjet karakteristike, artizanati në baker, ar e argjend etj.
Pasi të kemi bërë një shëtitje të plotë në qytetin e Krujës do të drekohet në një restorant tradicional, ku do të shijojmë ushqimet tipike vëndase.
Akomodim në një hotel në Krujë

DITA E KATËRT
Krujë - Berat
Berati ose i quajtur ndryshe qyteti i “një mbi një dritareve”, u perket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësi dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Qyteti u themelua me 313-310 P.K, si qytet keshtjellë i Dasaretise, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasander në kujtim të gjeneralit mëkëmbes të Lekës së Madh. Qyteti trashegon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla qe perbejnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Një nga vlerat e trashëguara të qytetit është dhe Artizanati në disa gjini, si: punime në argjend dhe metale të tjera, qendistari, gdhendje në dru, punime dekorative në gur dhe punime në kashtë. Në Berat do të vizitojmë Keshtjellën e qytetit, Muzeun Kombëtar Etnografik, Katedralen e Shën Merisë dhe Uren e Goricës.
Keshtjella, në formë trekëndeshi, me perimetër 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa here në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot një nga keshtjellat më të medha të banuara dhe një arkiv i gurtë qe ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire, romake-bizantine, shqiptare e turke.
Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës se Beratit, si edhe ajo e Shqiperisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase. Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilen është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në ketë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë perdorur për perpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh. Në ketë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.
Ura e Gorices, është një nga monumentët e kultures dhe të arkitektures së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashes, nga urë druri në pjesen e siperme, ajo u ndertua e gjitha prej guri. Ajo u rindertua përseri duke marre pamjen qe ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5.3 m e gjere, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16.7 m.
Akomodim në një Hotel në Berat.

DITA E PESTË
Berat – Gjirokastër
Qyteti i Gjirokastrës ose siç ndryshe njihet qyteti prej guri, është një nga qytetet më të rëndësishme të jugut të Shqiperisë. E kufizuar me Tepelenën në veri, Përmetin në verilindje, Sarandën në jug dhe Greqinë në verilindje, Gjirokastra është një qytet mjaft tërheqës për turistët. Qyteti i Gjirokastres është i perfshirë në Listën e Trashegimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. Ky qytet i “njëmije shkallëve”, me qindra shtëpi të stilit otoman, me cati të gurta e ballkone të drunjta, mund të quhet një qytet magjik me një të kaluar të lavdishme.
Një shetitje pergjatë pazarit, një vizitë në kalanë e vjetër, do t’ju ktheje mbrapsht në kohë. Kalaja është padyshim një nga strukturat më të mrekullueshme. E vendosur në një shkemb, me qytetin poshtë këmbëve të saj, ajo ofron një pamje mahnitëse të Luginës se Drinos dhe maleve qe e rrethojnë. Fortifikimet kryesore u ndertuan nga Despoti i Epirit në shek. XII dhe XIII. Pas pushtimit otoman, në shek.XIV, meremetimet me të medha u benë nga Sulltan Bajaziti i II. Nga viti 1811 Ali Pashe Tëpelena i shtoi shumë elementë të tjerë kështjellës, duke perfshirë dhe kullen e sahatit në pjesen e jashtme të saj. Qe nga koha e tij në kala nuk është bërë me asnjë ndertim apo restaurim. Në ketë kala ndodhen edhe mbetjet e një avioni të Forcave Ajrore Amerikane, i cili është kthyer tashmë në një objekt mjaft interesant per vizitoret.
Gjithashtu do të vizitojmë edhe Muzeun Kombetar të Armëve, i hapur në vitin 1971, ai është vendosur aty ku me pare ishte burgu. Muzeu mban armë të të gjitha llojeve, që nga periudha e Pavarsisë, e deri në fundin e Luftës II Botërore, por kryesisht luftës partizane 1939-1944.
Akomodim në hotel në Gjirokastër

DITA E GJASHTË
Gjirokastër - Aeroport “Nënë Tëreze”
Në varësi të orarit tuaj të fluturimit do të behet nisja drejt aeroportit “Nënë Tëreza”

Rezervo tani