Mrekullitë e Thethit
-
- Një udhëtim në perlen e maleve tona, Thethi, një Qendër Historike e Mbrojtur. Komuniteti është në qendër të Parkut Kombëtar të Thethit, një zonë me bukuri natyrore të jashtëzakonshme. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli në Grunas, duke shfaqur shtëpi karakteristike që janë të ndërthurura me sfondin alpine, që shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të pashembullt ndonjëherë.
- Datat: -
- Rajoni: Shkodër
- Kohëzgjatia e udhëtimit: 2 Ditë
http://www.nordalbania.al/sq/turet/toure-hiking/24-mrekullite-e-thethit#sigProIdfef5547e0e
DETAJET E UDHËTIMIT
DITA NJË
Udhëtojmë nga Shkodra në Theth. Një pushim i shkurtër në pikën panoramike në "Varri i Trecit" nga ku mund të shihni të gjitha qafat e maleve që rrethojnë zonën dhe gjithë luginën e Shalës. Akomodimi në bujtinë. Ecje në qendrën e fshatit dhe vizitë në "Kullën e Ngujimit", Kishën dhe ujvarën magjike të Grunas. Darka shërbehet rreth orës 19.00 në bujtinë.
Nisja nga Shkodra (Hotel) në orën 8.30
Vizitoni Urën e Mesi për rreth 1 orë 30 min.
Nisja në Theth me të njëjtin furgon në orën 10.00, rreth 3 orë 30 min.
Arritja në Theth në orën 1:30.
Piknik në natyrë.
Shëtitje rreth 2 orë.
Darka në bujtinë në orën 19.00.
DITA E DYTË
Zgjohuni me një mëngjes tradicional shqiptar në shtëpitë e akomodimit dhe pastaj filloni ditën duke u ngjitur në kanion. Pas ecjes, furgoni pret në kanion për t’ju marrë në vaskati natyrale. Shijoni një piknik në afërsi të Syrit të kaltër të Thethit, një mrekulli e natyrës me ngjyra të mahnitshme dhe ujë të pastër. Pas kësaj, takimi në pikën e nisjes me një minibus për në Shkodër. Darka në qendër të Shkodrës. Fundi i udhëtimit.
Mëngjesi në orën 8.00 në Bujtinë.
Takimi në orën 9:30.
Hiking i lehtë drejt kanioneve. (2:30 min)
Udhëtimi me furgon nga kanioni në sy të kaltër (30 min)
Piknik / pushim dreke për rreth 2 orë.
Kthimi në Shkodër në orën 14.00 (3:30 min)
Darka në Shkodër