Rreth liqenit të Shkodrës për tre ditë
-
- Rruga më e mirë të eksploroni zonën e liqenit të Shkodrës, bukurinë, historinë dhe kulturën e tij është bicikleta. Ju mund të filloni dhe mbaroni ku të doni, përshtypja do të jetë fantastike. Turi fillon me Podgoricën, fillimet e këtij qyteti I përkasin epokës së gurit. Turi vazhdon në Shkodër, qyteti 2500 vjecar, kryeqendër e veriut shqiptar.
- Datat: -
- Rajoni: Shkodër
- Kohëzgjatia e udhëtimit: 3 Ditë
DETAJET E UDHËTIMIT
DITA E PARË:
Ditën e parë ndjekim një malore qe lidh Podgoricën me bregdetin. Kjo rrugë kalon nëper luginën e lumit Moraca. Pasi të vizitojme fortesen e Vraninës, ndalesa tjetër do të jetë Virpazari. Këtu mund të shijoni vakte tradicionale dhe një verë të mire, të mesoni per veglat e punës, armët dhe kostumet folklorike të Montenegros. Stacioni tjetër është Rijek Crnojevica me natyrë spektakolare. Këtu mund të vizitoni një ure të vjetër impresionuese dhe disa banesa të braktisura, shijoni verën e njohur dhe kuzhinën tradicionale.
DITA E DYTË:
Dita e dytë e turit fillon në Podgoricë dhe vazhdon në lindje nëper një rrugë automobilistike të asfaltuar. Ndalesa e parë është Tuzi me tregun e tij të njohur ku mund të gjeni pothuajse cdo gje. Në kilometrat e para pas Tuzit do të kenaqeni me pamjen e Liqenit Hostko, gji I vogel I Liqenit të Shkodrës. Duke udhëtuar në natyren e bukur I afrohemi pikes së kalimit kufitar të Bozaj-Han I Hotit. Këtu rruga vazhdon në pjesen Shqiptare nëper disa fshatra me pamje nga liqeni në të djathtë dhe malet në të majtë. Nëse doni të laheni në liqen, duhet të vazhdoni 2 km në të djathtë. Pas Koplikut arrijmë në Shkoder. Vizitë në fshatrat turistike Shiroka dhe Zogaj, në buze të liqenit. Mbrëmje në baret dhe rrugët e vjetra të qytetit.
DITA E TRETË:
Pjesa e dukshme e kalasë së vjetër dhe të mrekullueshme, Rozafa, ju fton të kenaqeni me një pamje mbi të gjithe zonën. Udhetimi juaj do të shoqerohet me qetësinë e lumit të Bunës, ullinjtë e gjelber dhe erën e vecantë të flores mesdhetare. Pamje të jashtëzakonshme të bashkimit të lumenjve Drin dhe Bunë, dhe pas pak kufiri perseri. Duke vazhduar drejt Ostros ndjekim një rrugë që arrin në Murici. Këtu është plazhi më I lartë I liqenit në pjesen e Malit të Zi. Ky është plazh ranor, 600m I gjatë, 7m I gjërë, I cekët dhe që shkon në brendesi të liqenit. Në plazh është një pus me ujë të ftohtë e të pastër dhe pylli I dendur me lisa dhe gështënja. Dreke me specialitetet e liqenit, krap dhe ngjale. Kthimi në Virpazar dhe Podgoricë.